Armët e sekuestruara

Lëvizte me pistoletë me vete dhe në shtëpi mbante municion luftarak dhe pushkë, arrestohet 38-vjeçari në Kurbin

23 Qershor 2022, 10:32| Përditesimi: 23 Qershor 2022, 10:34

  • Share

Një 38 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kurbinit pasi është kapur duke lëvizur me armë me vete.

Anton Gjoka banues në fshatin Fushë Kuqe në Kurbin u arrestua në flagrancë pasi pas informacioneve të siguruara nga polica ai u ndalua dhe pas kontrollit iu gjet dhe pistoleta që mbante në një çantë.

Gjithashtu policia ka kryer një kontroll dhe në banesën e Gjokës ku i ka gjetur dhe një sasi municioni ushtarak si dhe një armë zjarri pushkë, të gjitha të sekuestruara në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme

E.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?