Makina 'Ford' dhe gjoba

Lëvizte me makinë në parkun e 'Syrit të Kaltër' pa autorizim, gjobitet me 20 mijë lekë drejtuesi i mjetit

19 Korrik 2022, 21:40| Përditesimi: 19 Korrik 2022, 21:47

  • Share

Drejtuesi i automjetit tip “Ford” që qarkullonte në ‘Syrin e Kaltër’ pa autorizim është gjobitur me 20 mijë lekë. Në media kanë qarkulluar pamje ku dukej se kalonte në rrugën e dedikuar për këmbësorët në zonën e Syrit të Kaltër në Sarandë.

Menjëherë pasi panë videon, efektivët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin që dyshohet se transportonte turistët kundrejt pagesës.

Në momentin e ndalimit, në vendin e quajtur "Bistricë", drejtuesi i automjetit tip “Ford”, shtetasi L. R., është konstatuar se drejtonte automjetin, pa siguracion. Këtij shtetasi iu vendos masa administrative prej 20.000 lekë të rinj, për shkeljet e kryera.

Në parkun natyror "Syri i Kaltër", është e ndaluar lëvizja e automjeteve, pa autorizim.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?