Arma dhe fishekët e sekuestruar

Lëvizte i qetë me armë në brez, kapet i riu në Kamzë pas sinjalizimit nga qytetarët

22 Shkurt 2020, 09:30| Përditesimi: 22 Shkurt 2020, 09:31

  • Share

KAMZË-Një i ri është arrestuar për armëmbajtje pa leje, pasi u kap me një pistoletë. Pas informacioneve  në rrugë operative se në Bathore në rrugën “Demokracia”, një person qarkullonte në orët e pasdites duke mbajtur me vete armë zjarri, efektivët kanë ndërhyrë.

Gjatë kontrollit fizik, që iu bë 26-vjeçarit me inicialet G. Sh. i është gjetur në trup (në brez), një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me 8 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?