Lëvizte i armatosur me pistoletë, arrestohet 18-vjeçari në Shkodër

7 Prill, 09:50| Përditesimi: 8 Prill, 10:55

  • Share

SHKODËR- Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia pasi lëvizjet me pistoletë në makinë. Në kuadër të operacionit ‘Sinjali’, u arrestua Jasin Drijaj, 18 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh.

‘Në lagjen “Perlat Rexhepi”, shërbimet e Policisë sinjalizuan dhe ndaluan për kontrolle automjetin që drejtonte 18-vjeçari, ku gjetën 1 armë zjarri pistoletë të cilën ky shtetas e mbante pa leje dhe 2 krehra me fishekë luftarak.’- njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pota: 07/04/2024 10:07

    Mbas një jave prokuroria e nxjerr pistoletë Lodër!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?