Foto nga ilustruese

Lëvizte i armatosur me automatik, arrestohet 20-vjeçari në Fier

25 Mars 2023, 13:10| Përditesimi: 25 Mars 2023, 15:19

  • Share

FIER- Një 20-vjeçar është arrestuar në Fier pasi ka qenë duke lëvizur me automatik. Emiljano Haxhiaj ka rënë në pranga për armëmbajtje pa leje ndërsa i është gjetur në banesë edhe municion luftarak.

Në kuadër të operacionit ‘Liqeni’, policia ka arritur të lokalizojë 20-vjeçarin në kodrat e liqenit të fshatit Kurjan ndërsa ka qenë duke lëvizur me automatik. Ai ka tentuar ta fshehë automatikun, por është kapur në flagrancë nga uniformat blu.

Më pas atij i është ushtruar edhe një kontroll në banesë dhe i është gjetur municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?