VIDEO/ Lëviznin të armatosur dhe me makina të blinduara, 3 të arrestuar në Fier! Tentuan t'i iknin policisë dhe hodhën armët në ferra

1 Mars, 12:55| Përditesimi: 1 Mars, 13:43

  • Share

FIER- Dy vëllezër të moshës 25 dhe 24 vjeç bashke më një 50-vjeçar janë arrestuar nga policia e Fierit pasi qarkullonin me makina të blinduara dhe me armë.

Në kuadër të operacionit ‘Armed’ u arrestuan Rudolf e Brajan Kuçi dhe Bashkim Ahmeto, të cilët pasi pikasën që po i ndiqte policia tentuan që t’i ikin efektivëve dhe hodhën armët në ferra.

2 armët e zjarrit pistoleta u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.    

Në vijim të veprimeve procedurale, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 2 automjete të blinduara, që u gjetën gjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt (karburant). 

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve.   
 
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?