Arrestohet me pistoletë në makinë nipi i Armando Dukës! Edevaldo Haxhiu ndihmoi të fshihej në Shqipëri bosin turk të kriptovalutave, Faruk Ozer (VIDEO)

9 Mars, 09:49| Përditesimi: 9 Mars, 14:50

  • Share

TIRANË- Edevaldo Haxhiu, personazh i njohur për policinë, nipi presidentit të FSHF-së Armando Duka, është arrestuar këtë të shtunë pasi në makinë iu gjet një pistoletë me krehër e municion luftarak. 39-vjeçari u kap në rrugën “Frang Bardhi”’ dhe në makinë iu gjet edhe një sasi kokaine.

Ai rezulton emër i njohur pasi ndihmoi që të fshihej bosin turk të kriptovalutave, Faruk Ozer, i arrestua më herët në vendin tonë. Edevaldo Haxhiu, nuk bashkëpunoi me policinë për të treguar vendndodhjen e Faruk Fatih Özer, i cilësuar si “bosi i kriptomonedhës” turke.

I arratisur nga Turqia me 2 miliardë dollarë që ua vodhi punonjësve të kompanisë së tij, themeluesi i Thodex, Faruk Fatih Ozer u arrestua nga policia shqiptare në gusht të 2022.

28-vjeçari turk u kap në Palasë të Himarës e bashkë me të u arrestua edhe Edevaldo Haxhiu, nipi i presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka që akuzohet se e ndihmonte të shumëkërkuarin që t’i fshihej autoriteteve. 

1709975191_edevaldohaxhiu.jpg

 

Edevaldo Haxhiu

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 10/03/2024 00:54

    Koka e ketij i ngjan atij bustit te Duces qe e zbuloi ai partizani tek /Krevati i perandorit/ tek /vendi/!

    Përgjigju
  • Shefi: 09/03/2024 18:28

    Nga ftyra duket qe esht inteligjent. E kan arrestu kot se e kan inat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?