Lëviznin pa maska në rrugë, gjobiten 473 persona në 24 orët e fundit! Ndëshkohen 12 qytetarë që lëviznin pas orës 22:00 (VIDEO)

19 Janar 2021, 15:37| Përditesimi: 19 Janar 2021, 15:44

  • Share

Në 24 orët e fundit, policia gjobiti 473 qytetarë të cilët u konstatuan duke lëvizur pa maska në rrugë.

Ata u ndëshkuan me 3000 lekë, shumë e cila do të vendoset në faturën e energjisë elektrike.

Gjatë kontrolleve, 4 persona u shoqëruan në komisariat pasi nuk kishin mjete identifikimi. Pasi u dërguan në komisariat, u identifikuan e më pas u gjobitën.

Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?