Arrestohet ish efektivi i RENEA-s dhe një 28-vjeçar në Tiranë! U sekuestrohen një ‘arsenal’ armësh dhe një snajper

26 Korrik 2022, 11:19| Përditesimi: 26 Korrik 2022, 21:38

  • Share

TIRANË- Me snajper, pistoleta, karikatorë e dylbi dukej sikur çdo gjë ishte e përgatitur për diçka. Ish-efektivi i RENEA-s, Remal Rada 39 vjeç u kap mbrëmjen e djeshme nga policia e Tiranës me një seri armësh në mjetin e tij i shoqëruar nga Elton Hithi, 28 vjeç. Ish-efektivi i forcave elitë RENEA lëvizte me makinë në Tiranë me një snajeper të modifikuar për qitje në distancë deri në 2 mijë metra. Në automjetin e tij Benz me targa të huaja, Remal Rada 39 vjeç kishte pasagjer një person nga Laknasi me precedentë të mëparshëm penalë, Elton Hithin 28 vjeç.

Kolegët e policisë kishin marrë informacione se në afërsi të rrethrrotullimit të Sanatoriumit në rrugën e Elbasanit në Tiranë, po udhëtonin në një automjet 2 persona të armatosur. Si rezultat i operacionit të koduar “Double Strike”, i arrestuan në flagrancë. Gjatë kontrollit, efektivët gjetën në makinë një snajper, targa të huaja, dokument policie dhe një pult për mbulimin dhe ndërrtimin e targave të automjetit.

Rada mësohet se ishte larguar nga puna tek RENEA në pranverën e këtij viti, ndërsa nuk kishte shumë që ishte kthyer nga Anglia. Pas arrestimit policia kreu kontroll në banesa, ku gjeti një pistoletë, dy dylbi nate termale, në karikator me plumba të armëve automatike dhe dy pistolete, të cilat tashmë janë sekuestruar bashkë me automjetin.

dërsa nga kontrolli në shtëpitë e tyre, u gjetën një pistoletë, dy dylbi nate terminale, municion luftarak (një karikator arme automatike, 2 krehra pistolete) të cilat u sekuestruan së bashku me automjetin. Të arrestuarit do të hetohen nga Prokuroria e Tiranës për armambajtje pa leje dhe mbajtjen pa të drejtë të uniformës, megjithatë burime të pakonfirmuara thonë se nuk përjashtohet mundësia që të arrestuarit të mund të kryenin vrasje.

Armët, thanë burimet, u dërguan në laboratorin e Policisë Shkencore, me dyshimet se mund të jenë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale të muajve të fundit dhe pritet ekspertiza përfundimtare. Hetuesit dyshojnë se Remal Rada e Elton Hithi, të kenë qenë duke përgatitur një vrasje, por deklarimet e të arrestuarve nuk i kanë ndihmuar në këtë pikë. Burime i thanë Report Tv se fillimisht Rada ka pretenduar se çantën ia ka dhënë një person i tretë, por më tej e ka tërhequr qëndrimin. Dy të arrestuarit akuzohen për armambajtje pa leje dhe mbajtje pa të drejtë të uniformës.

Ora 17:07
U kap me 'arsenal' armësh pa leje, ish efektivi i RENEA-s, sapo ishte kthyer nga Anglia! Dëshmia: Çantën ma dha një person tjetër

1658836135_Screenshot13.jpg

Ish-efektivi i forcave elitë RENEA, Remal Rada, u arrestua nga policia bashkë me mikun e tij me precedentë, Elton Hithi, pasi në makinën me të cilën po lëviznin iu gjet një snajper i modifikuar.

Armët, thanë burimet, u dërguan në laboratorin e Policisë Shkencore, me dyshimet se mund të jenë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale të muajve të fundit dhe pritet ekspertiza përfundimtare. Hetuesit dyshojnë se Remal Rada e Elton Hithi, të kenë qenë duke përgatitur një vrasje, por deklarimet e të arrestuarve nuk i kanë ndihmuar në këtë pikë. Burime i thanë Report Tv se fillimisht Rada ka pretenduar se çantën ia ka dhënë një person i tretë, por më tej e ka tërhequr qëndrimin. Dy të arrestuarit akuzohen për armambajtje pa leje dhe mbajtje pa të drejtë të uniformës.

Rada mësohet se ishte larguar nga puna tek RENEA në pranverën e këtij viti, ndërsa nuk kishte shumë që ishte kthyer nga Anglia.

Ora 13:50
Report Tv siguron foton ekskluzive të snajperit të modifikuar nga efektivi i RENEA-s, kryente qitje në distancë deri në 2000 m

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka siguruar foton ekskluzive të snajperit i cili ju sekuestrua ish-efektivit të RENEA-s, Remal Rada. Snajperi ishte i modifikuar për qitje në distancë deri në 2 mijë metra. Remal Radës kishte mbushur mjetin dhe banesën e tij me armë pa leje. Ai u arrestua së bashku me Elton Hithin mbrëmjen e djeshme. Armët u dërguan për ekzaminim në laborator për verifikim nëse janë përdorur në ngjarje kriminale.

Ora 11:30
Lëvizte me 'seri' armësh pa leje, del FOTO! Ja kush është ish efektivi i RENEA-s i arrestuar mbrëmjen e djeshme në Tiranë

1658827990_renaldii.jpg

Personi që shihni në foto është Remal Rada, ish efektivi i RENEA-s i cili kishte mbushur mjetin dhe banesën e tij me armë pa leje. Ai u arrestua së bashku me Elton Hithin mbrmëjen e djeshme 

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ymeri: 26/07/2022 20:21

    PSE NUK NA THUA QE E GJETE NE RRUGE ATE CANTE,,,KALBENI NE BURG HALEN SE PER VRASJE ISHTE NISUR....

    Përgjigju
    • Ymeri 1: 27/07/2022 00:06

      Po mo Ymer, po targat me buton dhe shpia plot me arme!!! Normalisht te te kapin me nje arme mund ti thuash e gjeta Dhe doja ta dorzoja ne komisariat. Por me gjithe kto probleme, rendohet situata. Gjynah ai djale i mire, po kushedi si ka qene puna, Se ska lidhje ai.

    • Leo: 26/07/2022 20:53

      Po mer Meri mjeshter shume shpejt do te therras policia shkencore se paske dhunti per gjetje te sakt

  • Specjals: 26/07/2022 17:30

    Ky te renea ka mbushe uje per repartin sha ka qene shofer i polumbareve. Ky ishte dhe do jete njeriu me kot qe renea ka patur ndonjehere. Tan didi e futi ne pune dhe e degjeneroi tere reparrin

    Përgjigju
    • Specia ne zhdukje: 27/07/2022 00:09

      Ti se njihke hic, po mos hidh kot balte Se ky ishte djale i mire dhe efektiv qe 15 vjet Ska lidhje tan didi plera. Dhe ska qene shofer as uje ska mbajt rri i qete, Po kushedi ca inati paske, te paska djeg rrotull.. Se kshu eshte alamet djali ky..

    • Led: 26/07/2022 20:52

      Gjynof qe se marrin specin ta bejne kerkus te reneas Didi te paska len mbrapa

    • Shoku: 26/07/2022 20:42

      Bravo Speci Jales

  • Beni: 26/07/2022 16:17

    Si mund te quash hallexhi nje person qe meret me tregti armesh apo qe pergatitet per distanca kaq te medhaja , mbase por nje hallexhi zgjedh zanate te tjera per te bere

    Përgjigju
  • @#$%: 26/07/2022 16:06

    Arrestohet Alimutkrahthati

    Përgjigju
  • Ermal: 26/07/2022 15:13

    Ku ska vra nje pule ne jete te vet, eshte djali i mire Po kushedi ka marre persiper ti coj diku kto per arsye ekonomike, Sic bejne te gjithe, qe merren me femra, me droge dhe me cdo gje te mundshme, por kjo eshte nje lufte brenda llojit, Se te gjithe koleget me kte pune merren dhe ne operacionale e forcat shqiponja e renea dhe cdo komisariat, mos beni si te virgjer kot, Se halli ca sben o njerez, Po kapni vrasesit e vertete qe rrine neper hotele e parfumeri e restorante e piceri e pasticeri, e bejne jete lluksi, Mos kapni kto hallexhinjte. Dhe kur kapni ndonje drogaxhi, kapni ato qe shesin me copa, jo trafikantet me kile e me ton me kontenier!!!

    Përgjigju
  • Lezha: 26/07/2022 15:04

    Ky esht vrases me pages . Kalbeni ne burg me targa te modifikuara e arme

    Përgjigju
  • Taulant: 26/07/2022 13:38

    Presim me padurim nga momenti ne moment "analizen profesionale" te Tanit. Do thote "ky eshte i qe dyshohet se ka qelluar njerin ne Rreshen dhe tjetrin ne Elbasan" pa permendur emra.

    Përgjigju
  • Hajdar: 26/07/2022 11:47

    Eshte thjesht nje sicario(vrases me pagese).

    Përgjigju
    • H.h: 26/07/2022 17:14

      1 ne shkoder nga kalaja. 1 ne rreshen nga hyrja pallati. 1 ne elbasan nga pylli i krastes. U bene 2 vrasje e 1 plagosje qw jane pa autore

    • Shkodran: 26/07/2022 14:44

      Ky sikari kë ka vrarë me pagesë me armën e modifikuar për të bërë qitje deri në 2 mijë metër?!

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?