‘Lëvizjet pezull’, performanca e Dy Guliverëve te ‘Reja’! 6 artistë të rinj, balet dhe muzikë në shesh të hapur

3 Nëntor 2022, 17:51| Përditesimi: 3 Nëntor 2022, 19:35

  • Share

Mbrëmja ka rënë, dhe ndriçimi pranë “Resë”, këtë të mërkurë bie mbi “Lëvizjet pezull”, të katër balerinëve.

Harabel ka sjellë në Tiranë performancën e Dy Guliverëve, Flutura Preka e Besnik Haxhillarit, të mbajtur në kuadër të Manifesta-14 në Prishtinë…

Semela Skënderasi, Mariel Brahimllari, Ersa Ymeri dhe Besjana Bytyçi, veshur në të bardhë, finalizojnë ciklin e “Performografisë”, përmes dancit. Më herët performancës së tyre i ka paraprirë arti pamor, ku kanë jetësuar përmes lëvizjeve performuese aktin e pikturës e të vizatimit.

Jetëgjatësia e performancës, përkundrej artit të përkohshëm, apo edhe sfidat e jetësës, ka qenë në fokus të dy Guliverëve, përgjatë këtij projekti. Mbrëmjen e së mërkurës, si vazhdimësi e këtij koncepti, balerinët u shoqëruan nga sopranoja Ardita Meni dhe Elvina Gurra, ndërsa ka bashkëpunuar në realizimin e koreografisë edhe Gjergj Prevazi...

Performanca “Lëvizjet pezull” u mbyll mes duartrokitjeve, e me dëshirën e Prekës e Haxhillarit për të nxitur reflektim.

 

 

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?