Besa Shahini dhe Gent Cakaj

Lëvizjet në qeveri, më lehtë ministrat, se patatet

28 Dhjetor 2018, 17:16| Përditesimi: 28 Dhjetor 2018, 17:19

  • Share

Ish-nënkryetari i PD, Astrit Patozi ka komentuar lëvizjet në qeverinë Rama ditën e sotme dhe dy ministrat e rinj nga Kosova, Besa Shahini dhe Gent Cakaj.  “Më pyeti një mik se si më dukeshin ndryshimet e fundit ne qeveri. Po çfarë të them unë? iu përgjigja.

Është fakt që për çështjen kombëtare kemi bërë hapa të rëndësishëm përpara. Falë timonierit, tani nga Kosova është më e lehtë të importosh ministra, se sa të sjellësh në Shqipëri patate (kumpira i thonë në Kukës dhe Prizren).

Sepse për të parët, të paktën nuk na duhet të paguajmë taksa” shkruan ai.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?