Adnand Xholi dhe Altin Dumani

Lëvizje në SPAK, Adnand Xholi drejtues i seksionit të krimit të organizuar, zëvendëson Dumanin! Arben Kraja në bashkëpunimin me të huajt

9 Janar 2023, 10:22| Përditesimi: 9 Janar 2023, 14:30

  • Share

Adnand Xholi do të jetë drejtues i ri i seksionit të krimit të organizuar në Prokurorinë e Posaccme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Xholi zëvendëson kështu në këtë pozicion ish drejtuesin Alti Dumani i cili tashmë është zgjedhur drejtues i SPAK.

Ndërkohë që gazetarja e Report Tv, Keti Banushi, raporton se Arben Kraja, i cili mbajti për 3 vite postin e kreut të SPAK, do të jetë drejtues për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe hetimet e përbashkëta, duke zëvendësuar kështu prokurorin Ened Nakuçi. Ndërsa zgjedhja e zëvendës drejtuesit do të bëhet në një fazë tjetër. Pas plotësimit të shefave të sektorëve hapet gara dhe mandej zgjidhet zëvendëskryetari mes 3 krerëve të këtyre sektorëve.

Kujtojmë se Altin Dumani u zgjodh në krye të SPAK të premten e datës 16 dhjetor duke marrë 5 vota nga 10 anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë që morën pjesë në zgjedhjen e kryeprokurorit të Prokurorisë së Posaçme. Ndërsa Edvin Kondili u rendit i dyti me 4 vota dhe Adnan Xholi mori vetëm një votë. Dumani është drejtuesi i dytë i SPAK që prej krijimit të këtij institucioni kyç që pas reformës në drejtësi. Mandati i Dumanit është 3-vjeçar, pa të drejtë rikandidimi.  Kjo ishte hera e dytë që Dumani kandidoi për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, pasi herën e parë nuk fitoi përballë Arben Krajës.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?