Foto ilustruese

Lëvizje e lirë në zonat ndërkufitare Kosovë-Shqipëri, Kurti: U shërben 200 mijë shqiptarë në kufi

13 Prill 2023, 07:43| Përditesimi: 13 Prill 2023, 07:46

  • Share

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njoftoi se më 12 prill hyri në fuqi marrëveshja për lëvizjen pa “frenime” për zonat ndërkufitare me Shqipërinë. Në një postim në rrjete sociale, kryeministri Kurti shkroi se ministritë e Brendshme të dy vendeve kanë nënshkruar Protokollin duke mundësuar lëvizjen e kirë të qytetarëve që janë në kufi, në 26 vendkalime të ndryshme.

Kurti nënvizon se mbi 200 mijë shqiptarë të Kosovës dhe Shqipërisë që banojnë në zonat deri në 30 km nga kufiri tokësor që kanë të drejtë të kalojnë kufirin lirshëm dhe të qëndrojnë në zonën kufitare, për arsye sociale, kulturore, familjare etj.

Kjo marrëveshje, sipas Kurtit, thellon edhe më tej bashkëpunimin ndërshtetëror dhe lehtëson ndërveprimin e qytetarëve në të dy anët e kufirit.

‘Mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve në zonat ndërkufitare Kosovë-Shqipëri

Ministria e Brendshme e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Shqipërisë kanë nënshkruar Protokollin Zbatues të Marrëveshjes Qeveritare për Regjimin e Trafikut Lokal në Zonat Kufitare, duke mundësuar e jetësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve që banojnë në zonat kufitare, në 26 vendkalime të veçanta kufitare.

Prej ditës së sotme, mbi 200,000 shtetas të Kosovës dhe Shqipërisë që banojnë në zonat deri në 30 km nga kufiri tokësor kanë të drejtë të kalojnë kufirin lirshëm dhe të qëndrojnë në zonën kufitare, për arsye sociale, kulturore, familjare etj.

Kjo Marrëveshje thellon edhe më tej bashkëpunimin tonë ndërshtetëror dhe lehtëson ndërveprimin e qytetarëve në të dy anët e kufirit.’- shkroi Kurti.

Kjo marrëveshje u nënshkrua mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë. Në këtë mbledhje u theksua nevoja e bashkëpunimit mes vendeve teksa synohet të shkohet drejt një tregu të përbashkët, ku shqiptarët të jetojnë, studiojnë, punojnë dhe të dalin në pension në të dyja anët e kufirit.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?