Albin Kurti dhe Boiken Abazi

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri: Parlamenti të miratojë rezolutë për njohjen dhe dënimin e gjenocidit nga Serbia

12 Nëntor 2020, 15:52| Përditesimi: 12 Nëntor 2020, 15:58

  • Share

TIRANË- Në një kohë kur ish-drejtues të UÇK-së kanë dalë para Gjykatës Speciale në Hagë, Lëvizja Vetëvendosje, dega e Shqipërisë i kërkojnë institucioneve, që Parlamenti i Shqipërisë të miratojë një rezolutë ku të njohë dhe të dënojë gjenocidin se Serbisë në Kosovë.

Letra e Vetëvendosjes i është dërguar Ramës, Ruçit, Metës, dhe kryetarëve të PD, LSI, PDIU, Akademisë së Shkencave dhe Avokatit të Popullit.

‘Rezoluta në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë për njohjen dhe dënimin e këtij gjenocidi, megjithëse e vonuar, është një domosdoshmëri tashmë që përpjekjet për ta përmbysur të vërtetën e kombit tonë janë intensifikuar. Mbulimi i të vërtetave dhe plagëve të së shkuarës, jo vetëm që kompromenton mundësinë e ndërtimit të marrëdhënieve të drejta në të ardhmen, por edhe rrezikon arritjet e derisotshme pas shumë sakrificash’, shkruhet në kërkesën e VV në Shqipëri.

er.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • O tej: 12/11/2020 16:10

    Po kriminelet e Kosoves Berishen dhe Bashen i njihni ju te Vetvendisjes?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?