Lëvizja Vetëvendosja i përgjigjet Kryemadhit: Radhën për të mbrojtur teatrin e kishte PD, jo ne

22 Maj 2020, 12:05| Përditesimi: 22 Maj 2020, 12:10

  • Share

Pyetja se kush e kishte radhën për të mbrojtur teatrit mbrëmjen në të cilën u shemb, vijon të behët edhe sot pas disa ditësh ku gjithçka ka marrë fund dhe godina nuk është më.

Vetë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi  tha se PD dhe LSI e kishin mbaruar dezhurnin e tyre, ndërsa e ftuar në 'Open' tha se radhën e kishte Lëvizja Vetëvendosje për të mbrojtur godinën e Teatrit Kombëtar.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i aktivistes së Lëvizjes Vetëvendosja, Megi Mustafaraj, e cila poston një mesazh që sipas saj ka ardhur nga PD duke treguar se kush e kishte dezhurinin atë natë. Në mesazh thuhet se nga ora 20:00- 08:00 është radha e degës së PD duke kërkuar prezencën e tyre.

"Duke uruar të jeni mirë në vijim të situatës së krijuar me Teatrin Kombëtar dhe të angazhimit të PD për ta mbrojtur atë, sot në darkë  nga ora 20:00 deri në orën 08:00 të mëngjesit është radha e degës tonë për të qëndruar te teatri. Lutem që brenda mundësive të jeni atu. E di që është sakrificë por në ditë të tilla është domosdoshmëri", shkruhet në mesazhin që aktivistja e Vetëvendosjes ka publikuar se i është dërguar nga PD.

Komento

Komente

  • Goni: 24/05/2020 19:05

    Kane rene ne mareveshje te tre sepse aksioni per shembjen u be ne kater te mengjesit?,,policet e dinin ku po shkonin,,ata kane lajmeruar me telefon,,por as saliu as iliri,,nuk i kane lajmeruar artistet,,,sepse kane marre garanci se nuk do denohen nga spaku,,,dhe nuk do ndryshojne sistemin elektoral...

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 22/05/2020 15:03

    Ndertesa e Teatrit Kombetar,nuk ka asnje arsye as logjike e as ligjore e kombetare,qe,t'i del dikush ne "mbrojtje".Sepse ndertesa e Teatrit Kombetar, nuk rrezikohej si objekt, e as nuk rrezikohej Teatri Kombetar si perberje,veprimtari kulture nga askush, qe t'i del dikushne mbrojtje. Qeveria aktuale,si kudo ne prektiken shteterore demokratike, planifikon zhivllim material e shpirteror te popullit qe e ka zgjedhur per t'i sherbyer,Planifikon dhe zhvillon proceset shoqerore ne interes te popullit dhe jetes se popullit.Andaj, asnje kuptim nuk ka te behet gjurullti-hallakame, per pengimin e ketij procesi edhe ne lemin e artit skenik,sic po veprohet muaj te tere per intresa grupore e partiake.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?