Lëvizin pa maskë, gjobiten 573 qytetarë në 24 orët e fundit/ Vetëm 3 të pabindur lëvizën pa arsye pas orës 22:00 (VIDEO)

25 Nëntor 2020, 14:47| Përditesimi: 25 Nëntor 2020, 15:00

  • Share

Pavarësisht se një ditë më parë u raportuan 19 viktima nga COVID-19, ka ende qytetarë të pabindur që lëvizin jashtë banesës pa maskë, ku në raportimin e fundit nga Policia e Shtetit në 24 orët e fundit janë gjobitur me nga 3 mijë lekë 573 persona.

Gjithashtu me masë administrative 10.000 lekë, janë ndëshkuar 3 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00, pa asnjë arsye dhe pa leje.

Sipas policisë në 24 orët e fundit janë shoqëruar në komisariat 4 qytetarë që nuk dhanë mjet identifikimi dhe pas verifikimit, ata janë gjobitur me nga 3 mijë lekë dhe janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit vijon me thirrjet për zbatimin e masave anti-COVID dhe respektimin e orarit të lëvizjes 22:00 të mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi në Shqipëri/ 644 raste të reja dhe 8 viktima në 24 orët e fundit! Ndërrojnë jetë mjeku i QSUT-së dhe pedagogia e Universitetit të Tiranës


er.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?