Lëvizte me kallashnikov me vete në Elbasan, pranga 30-vjeçarit (VIDEO)

11 Nëntor 2022, 09:17| Përditesimi: 11 Nëntor 2022, 09:34

  • Share

ELBASAN- Emijan Hysa ka rënë në prangat e policisë pasi qarkullonte me armë zjarri me vete.

30-vjeçari u kap me kallashnikovë e cila në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit automatik dhe municioni luftarak.

Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i Emiljan Hysa 30 vjeç, banues në Muriqan, Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?