Leverkusen thyen rekordin e Bayernit dhe sheh nga titulli, Bologna është për Champions

24 Shkurt, 11:13| Përditesimi: 24 Shkurt, 13:26

  • Share

Bayer Leverkusen thyen rekordin e Bayernit të Mynihut në futbollin gjerman. Skuadra e Xabi Alonso mundi 2-1 Mainz dhe shkon në 33 ndeshje pa pësuar humbje në të gjitha kompeticionet duke koleksionuar 29 fitore dhe vetëm 4 barazime. Megjithëse me vështirësi kryesuesit e Leverkusen mundën mbrëmë 2-1 Mainzin në sfidën e parë të javës së 23-të. “Aspirinat” ngjiten në kuotën e 61 pikëve 11 më shumë se Bayern Mynih dhe i afrohen edhe më shumë titullit kampion. Golin e parë me Leverkusen e gjeti edhe Granit Xhaka.

Bologna nuk njeh limite në Serinë A. Kuqeblutë mundën 2-0 Veronën në sfidën hapëse të javës së 26-të dhe me 48 pikë ngjiten në vendin e katërt në zonën Champions. Skuadra e Thiago Mottës shënoi nga një gol për çdo pjesë me Fabian dhe Freuler.

Villarreal surprizoi në shtëpi Real Sociedad në La Liga. Nëndetësja e verdhë fitoi 3-1 sfidën e parë të javës së 26-të në La Liga ku me dy gola shkëlqeu Santi Comesana. Sociedad mbetet në vendin e 6-të ndërsa Villarreal me 29 pikë mban vendin e 12-të në La Liga. Sfida që spikat këtë fundjavë në Spanjë është Real Madrid-Sevilla që luhet të dielën në mbrëmje.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?