Letra prekëse e 6-vjeçarit: Nëse ju dilni nga shtëpia, unë nuk jetoj dot më

18 Mars 2020, 23:06| Përditesimi: 18 Mars 2020, 23:07

  • Share

Ndërsa Italia po përballet me betejën më të egër për mbijetesën e saj ndaj koronavirusit, shumë mesazhe sensibilizuese kanë adhur nga persona atë ndryshme që u kërkojnë njerëzve të qëndrojë në shtëpi dhe të respektojnë masat.

Një letër emocionuese dhe plot dhimbje vjen nga 6-vjeçari Pio italian, i cili vuan nga një sistem imunitar i dobët dhe një infektim nga koronavirusi mund të rezultonte fatal për të. Për këtë arsye ai ka bërë thirrjen më të sinqertë për jetën e tij, që varet shumë nga të gjithë qytetarët “Nëse doni që të më shpëtoni jetën, atëherë qëndroni në shtëpi”. Letra e 6-vjeçarit u publikua në Facebook nga nëna e tij, Amelia dhe ka marrë një numër të madh reagimesh.

“E dini se çfarë do të thotë që të jesh imunodepresiv. Mund të ta shpjegoj me katër fjalë të thjeshta: zero antitrupa, zero imunitet. Unë jetoj në Cesa, kryebashkiaku po mundohet me të gjitha mënyrat që të më mbrojë mua dhe njerëzit e tjerë të dobët si unë, por… nëse nuk qëndroni në shtëpi, përpjekjet e tij do të shkojnë kot…mendojeni...faleminderit.”

Prandaj nëse dëshironi të mbroni vetën, fëmijët dhe familjarët tuaj por dhe të tjerët dhe fëmijët si Pio, qëndroni në shtëpi, shmangni kontaktet dhe kujdesuni për higjienën tuaj. Koronavirusi nuk është një lojë, por një luftë e vërtetë dhe Italia është shembulli më i trishtë në këtë histori, ku vetëm në 24 orët e fundit humbën jetën 475 persona.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?