Letra e rrallë e Nako Spiros për Ramize
Gjebrean nesër në "Shqiptarja.com"

3 Dhjetor 2013, 19:26| Përditesimi:

  • Share
TIRANË - Nesër në gazetën “Shqiptarja.com” mund të lexoni një dokument të rrallë: letra tronditëse e Nako Spiros për Tarasin, alias Enver Hoxha, pas pushkatimit të Ramize Gjebreas.

Në të gjenden komentet e Nako Spiros, i fejuari i të resë, për dënimin e saj me vdekje: "Dënimi ndaj Ramizesë një grusht i rëndë, nuk e aprovoj. S’kam asnjë mëri për Ramizen, ndiej një dhimbje të thellë", shkruan Nako Spiro.

Ai madje shprehet se ia fal gabimin karshi tij, nuk gëzohet, por hidhërohet për dënimin e saj me vdekje. Letra e Nako Spiros plotëson Dosjen e gjatë dhe të detajuar që gazetarja Admirina Peçi, po publikon rreth historisë tronditëse të partizanes së re të pushkatuar nga Partia për pasionet e saj ndaj njëpartizani tjetër.

Për më tepër lexoni nesër në 'Shqiptarja.com"...

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?