Letra e paprecedentë/ Basha sulm
N/Sekretarit Amerikan të Shtetit

28 Nëntor 2017, 16:37| Përditesimi:

  • Share
Letrat e panumërta drejtuar zyrtarëve të lartë amerikanë me mesazhe që nxijnë faqen e Shqipërisë, duket se janë vetëm maja e ajsbergut të absurditetit ku ka arritur kreu demokrat.

Në një letër të dërguar përmes firmës lobuese “Barnes & Thornburg LLP”, Basha i kërkon një takim departamentit amerikan të shtetit, jo vetëm që ta informojë se Shqipëria ëshë kapur nga krimi dhe droga, por edhe për të hedhur baltë mbi Nën Sekretarin Amerikan të Shtetit për çështjet politike, Thomas Shannon.

Në letrën e siguruar nga lexo.al, Basha akuzon zyrtarin e lartë amerikan se ndihmoi në rizgjedhjen e Ramës si Kryeministër, duke dhënë miratimin që zgjedhjet e Qershorit të realizoheshin.

Por argumenti që Basha përdor për këtë akuzë, vetëm sa e shton dozën e pamaturisë së tij politike.

Si argument Basha citon një fjali që Thomas Shannon pati thënë gjatë takimit me Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati: Është e rëndësishme që të gjitha partitë politike shqipare të marrin pjesë në zgjedhjet elektorale të 2017.

Për Bashën, kjo është një deklaratë qartësisht e njëanshme sepse sipas tij, Nën Sekretari Shannon nuk ka marrë në konsideratë faktin që zgjedhjet mund të manipulohen, sikurse PD pretendonte.

Letra me kërkesën për takim nuk ka marrë asnjë përgjigje nga departamenti amerikan i shtetit. Të paktën në deklarimet e firmës lobuese “Barnes” për departamentin e drejtësisë, nuk rezulton kryerja e një takimi të tillë.

Të jetë ky sulm i paprecedentë, arsyeja pse më shumë se gjysma e zyrtarëve të Trump, sikurse raportuam më parë, refuzuan ta takonin Bashën?

Ja çfarë shkruhet në letrën e Bashës për Departamentin e Shtetit:
Shteti (SHBA) u vizitua nga Ministri i Jashtëm i Ramës në 21 Prill. Nën sekretari Tom Shanon nidhmoi efektivisht përpjekjen e Ramës për tu rizgjedhur, duke pohuar se zgjedhjet duhet të shkonin përpara sic ishin planifikuar, pa përmendur vështirësitë e manipulimit të zgjedhjeve:

“Ambasadori Thomas A. Shannon, Nën Sekretar për Cështjet Politike, takoi sot Ministirn e Jashtëm Ditmir Bushati për të adresuar interesat e përbashkëta në marrëdhënien tonë bilaterale dhe rajonin. Nën sekretari riafirmoi partneritetin e afërt midis SHBA dhe Shqipërisë, mbështetjen tonë të plotë për përpjekjet e Shqipërisë në reformën e drejtësisë dhe vendosmërinë tonë të përbashkët për vlerat demokratike, zbatimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Ambasadori Shannon theksoi gjithashtu rëndësinë e pjesmarrjes së të gjitha partive politike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.”

Ky miratim i dukshëm i procesit zgjedhor aktual nga Shannon, nuk merr në konsideratë vështirësitë e manipulimit të zgjedhjeve, të cilat do të detajohen nga vizitorët (Basha dhe Mediu)./LEXO.AL

%u200BDokumenti
Dokumenti


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?