Refugjatët ukrainas në një pikëkalim kufitar në Rumani më 5 mars 2022.

Letonia miraton zgjatjen e ndihmës për refugjatët ukrainas

24 Nëntor 2023, 12:15| Përditesimi: 24 Nëntor 2023, 12:16

  • Share

Parlamenti i Letonisë ka miratuar zgjatjen e ndihmës për refugjatët ukrainas deri në fund të vitit 2024, njoftoi transmetuesi kombëtar LSM.

I njëjti projektligj do të lejojë gjithashtu transferimin e pronave të luajtshme në pronësi të Parlamentit për ndihmë në Kiev, siç janë makinat.

Ai gjithashtu do të lejojë organe të tjera zyrtare të transferojnë pasuri në Ukrainë pa pagesë, me kusht që të miratohet nga qeveria letoneze.

Që nga shkurti, ligji në Letoni ka lejuar shtetin të dërgojë në Ukrainë makina të konfiskuara nga shoferët e gjetur të dehur gjatë vozitjes.

Vendi i Evropës Veriore ka ndaluar gjithashtu automjetet me regjistrim rus, duke përcaktuar se çdo makinë e tillë do të konfiskohet dhe do t’i dorëzohet Kievit.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?