Shkelja e hapësirës ajrore nga Rusia

Letonia akuzon Rusinë për shkelje të hapësirës së saj ajrore

8 Nëntor 2023, 10:37
  • Share

Qeveria letoneze tha mbrëmë se një avion rus kishte shkelur hapësirën ajrore të saj në fillim të kësaj jave.

Avioni fluturoi mbi territorin e shtetit baltik, një anëtar i BE- së dhe NATO-s , dje të hënën, 6 nëntor, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Letonisë, raporton interfax.

Pasi ka kaluar ilegalisht kufirin, ai është kthyer në hapësirën ajrore ruse, sipas të njëjtit burim. Ministria e Punëve të Jashtme në Riga njoftoi se thirri të ngarkuarin me punë të ambasadës së Federatës Ruse.

Pas shkeljes, “po merren masat e nevojshme për të parandaluar çdo kërcënim për sigurinë e Letonisë”, sipas një deklarate diplomatike letoneze.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?