Letërsi nga karantina në Ditën Botërore të Librit, Anna Kove kujton rënien e murit të Berlinit

23 Prill 2020, 16:33| Përditesimi: 23 Prill 2020, 16:53

  • Share

Shkrimtarja Anna Kove në Ditën Botërore të librit sjell një mesazh për Report Tv për muret që ngrihen e bien, ndërsa personazhi i saj kujton ngjarjet kur po binte muri i Berlinit. Shkrimtarja përmes mesazhit të librit të saj të fundit “Kambanat e së dielës” lexon tregimin “Muri i Berlinit dhe muret që ende s’kanë rënë”, ku aludon për murin e ri të ngritur në situatën e pandemisë Covid 19.

Loja mes përjetimeve individuale dhe miteve kolektive, janë thelbi i esesë  që lexon shkrimtarja Anna Kove për Report TV.

Një ngjarje që lidhet me vërshimin e shqiptarëve në dyert e ambasadave vetëm pak muaj para se të rrëzohej sistemi diktatorial, qëndrimi i një studenteje përballë qindra enigmave për kohën që po vinte dhe komikja e përzier me tragjiken e zbuluar vetëm nëntekstualisht janë një mesazh për njeriun që të priret për të parë nga rruga që vjen drita.   

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e Shqipërisë për Europianin, a jeni dakord me zgjedhjet e Sylvinhos?