Leskaj në Vlore

Politikë

Leskaj: PD do t'i rikthejë statusin e Bashkisë Orikumit, afrohen shërbimet me qytetarin

13 Prill 2021, 11:59| Përditesimi: 13 Prill 2021, 12:03

  • Share

Ndalesa e radhës e drejtuesit politik të qarkut Vlorë për partinë Demokratike Bujar Leskaj ka qenë në Orikum. Leskaj ka përsëritur edhe një herë angazhimin, për kërkesën e banorëve mbi ndarjen territoriale, duke siguruar se do të ketë rishikim për ta kthyer Orikumit bashki më vete.  

"Është objektivi ynë kryesor që ne t'i kthejmë Orikumit statusin e Bashkisë, të cilin e meriton. Shërbimet do të jenë më afër qytetarit", tha ai.

Bujar Leskaj ka komentuar nga Orikumi edhe shantazhit dhe presionin që Partia Socialiste po bën mbi administratën dhe banorët e thjeshtë. Leskaj e ka cilësuar të ulët dhe të pafytyrë këtë presion teksa u ka dhënë siguri banorëve se asnjë formë presioni e shantazhi nuk do ta shmang fitoren e popullit dhe Partisë Demokratike.

Kandidati për deputet Arbi Agalliu ka thënë se gjatë kësaj kohe në takime me banorët, problemet e hasura janë të njëjtat dhe bazike.

 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • nevruzi: 13/04/2021 12:12

    E kush i beson ketij hajdutit LECK.... ne fakt ka paguar ca lamash....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?