Lëpusha pa energji elektrike dhe e izoluar prej dëborës, banorët kërkojnë zgjidhje nga qeveria

25 Janar 2021, 14:45| Përditesimi: 25 Janar 2021, 17:29

  • Share

Prej disa ditësh tashmë, zona e Lëpushës është pa drita dhe e izoluar. Banorët e kësaj zone kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë dhe të Bashkisë së Malësisë së Madhe për zgjidhjen e kësaj çështje.

Ata thonë se faturat e energjisë elektrike janë të detyruar t'i paguajnë teksa rrjeti i energjisë është i vjetëruar.

Në pjesën më të madhe të stinës së vjeshtës dhe dimrit kalojnë në errësirë.

Sikur të mos mjaftonte energjia elektrike, prej disa ditësh fshati është i izoluar për shkak të dëborës.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?