VIDEO/ Leposaviç, serbët godasin me vezë dhe ngjyrë të kuqe makinën e ministrit Aliu! Shkoi të takonte kryetarin shqiptar 16 ditë "i ngujuar" në komunë

13 Qershor 2023, 11:13| Përditesimi: 13 Qershor 2023, 11:23

  • Share

Makina e ministrit të Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu është goditur me vezë dhe ngjyrë të kuqe nga serbët e grumbulluar para ndërtesës së Komunës së Leposaviçit. 

Mediat serbe shkruajnë se ngjarja është shënuar në mëngjes kur ministri i Infrastrukturës, ka qenë duke dalë nga ndërtesa e Komunës së Leposaviçit.

Sipas mediave serbe, Aliu ka shfrytëzuar momentin kur një numër i vogël njerëzish janë mbledhur para komunës dhe ka hyrë për ta vizituar kryetarin e sapoemëruar Lulzim Hetemi, i cili prej 16 ditësh nuk ka dalë nga ndërtesa e komunës.

Më momentin kur ka dalë serbët e grumbulluar kanë hedhur ngjyrë të kuqe dhe vezë në drejtim të makinës së ministrit, i cili më pas është përcjellë në drejtim të stacionit të policisë.

 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Geni: 13/06/2023 13:35

    Shiko qar burra trima jane keto kosovaret,16 dite i mbyll mrena ne komune,edhe ne tik tok e Fb bejne trimin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?