Leo Messi në kampin stërvitor të PSG

Leo Messi mbërrin në kampin stërvitor të PSG, pritet si ‘hero’ nga shokët e skuadrës

4 Janar 2023, 14:09| Përditesimi: 4 Janar 2023, 14:11

  • Share

Lionel Messi ka mbërritur ditën e djeshme në Paris për herë të parë pas fitores së Kupës së Botës, duke i rikthyer lavdinë Argjentinës pas 36 vitesh.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë u prit si hero në atdheun e tij ku mori pjesë në festimet e mbajtura nga qytetarët. Sot ai u prit si hero edhe nga shokët e skuadrës të cilët organizuan një ‘gardë’ për ta nderuar mbi suksesin që arriti në Katar.

Messi synon që të njëjtën formë të mirë ta ruajë edhe gjatë këtij sezoni me PSG-në në ligën franceze dhe në Champions League. Këtë vit përfundon kontrata e tij me PSG por ‘pleshti’ me shumë mundësi do ta rinovojë, duke ulur shpresat e fansave të Barcelonës për një rikthim të mundshëm.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?