Lentet falas për të moshuarit, Manastirliu publikon videon nga QSUT: Përfituan 4866 të moshuar

12 Mars 2021, 10:41| Përditesimi: 12 Mars 2021, 10:54

  • Share

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video dëshmi nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” të një të moshuare që ka përfituar lentet falas. 

Në dëshmin e saj, e moshuara nga Tirana, Lumturi Xhaferraj shprehet se para 10 vitesh ka paguar për lenten, kurse sot nuk ka dhënë asnjë lekë.

“Më pritën shumë mirë, me ngrohtësi, infermieret, personeli i tëri. E mbarova, nuk dhashë asnjë lekë, asnjë gjë. Me lente me të gjitha. Para 10 vjetëve e kam blerë lenten e syrit tjetër. Tani nuk dhashë asnjë lekë. Tani e kam shumë mirë”, shprehet Lumturia.

Manastirliu shkruan në postimin e saj se janë 4866 qytetarë që kanë përfituar pa pagesë paketën e kataraktës që prej vitit 2019, kur nisi për herë të parë ofrimi i këtij shërbimi falas, me financim 100% nga shteti

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?