Lëng limoni dhe vaj ulliri, mrekullitë që bën kjo përzierje në trupin tuaj

6 Mars 2019, 17:18| Përditesimi: 6 Mars 2019, 17:28

  • Share

Vaji i ullirit luan një rol shumë të rëndësishëm në dietën mesdhetare  dhe është i pasur me acide yndyrore esenciale që rregullojnë kolesterolin e keq dhe eliminojnë toksina nga trupi.

Limoni është një prej frutave më të shëndetshëm në planet, i pasur me antioksidantë, vitamina dhe substanca ushqyese esenciale duke ofruar benefite të pabesueshme për shëndetin.

Kombinimi i të dyjave ka treguar një efekt mbreslënës për rastet e mëposhtme:

Probleme me  reumatizmën:  vetitë e fuqishme ani-inflamatore të këtij kominimi janë jashtëzakonisht të dobishme në rast të problemeve reumatike. Konsumi i rregullt lehtëson dhimbjen e kyçeve.

Kundra problemeve kardiovaskulare: Për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të cilat aktivizojnë qarkullimin dhe rregullojnë kolesterolin e keq, kjo përzierje parandalon me efikasitet problemet kardiake.

Për të luftuar kapsllëkun: ky kombinim do të veprojë si një lubrifikant për mukusin digestiv dhe në këtë mënyrë do të stimulojë funksionin e mëlçisë dhe tëmthit. Ky medikament vepron si një antioksidant i fuqishëm që largon toksinat, pastron trupin dhe ndihmon tretjen.

Kjo pëzjerje përmirëson metabolizmin duke bërë të humbisni kile si dhe ju ndihmon për një lëkurë të shkëlqyer dhe flokë të fortë. /Nutritionexp.com

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?