Kronikë

Leli mbyll dyert e 'Petro Markos', fton këshilltarët bashkiak në mbledhje online: Në zyrë keni raportin për çdo pyetje! Mediatizimi sa krijon paqartësi të kota

15 Qershor 2021, 12:14| Përditesimi: 15 Qershor 2021, 12:19

  • Share

Kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka thirrur mbledhje online me drejtuesit e bashkisë dhe këshilltarët bashkiak, por që këta të fundit kanë vendosur të mos marrin pjesë pasi ata kërkojnë takime fizike në ambientet e brendshme të teatrit "Petro Marko". Kjo gjë nuk u pranua nga Leli, i cili sqaroi se është në kundërshtim me rregullat e vendosura gjatë pandemisë dhe nuk ka lejuar mbajtjen e mbledhjes aty. Leli gjatë mbledhjes online me drejtuesit e bashkisë ka sqaruar se çdo këshilltari të bashkisë i është dërguar në zyrë një raport specifik mbi të gjitha problematikat dhe pyetjet që ata kanë ngritur për punën e bashkisë Vlorë, ndërsa i fton këshilltarët që nëse kanë paqartësi është në dispozicion për pyetjet e tyre.

"Për opinionin publik u vë në dijeni me situatë paksa të pëlqyeshme në lidhje me mirëfunksionimin e punës në Bashkinë Vlorë edhe problematikat e ngritura nga këshilltarët bashkiak. Kam komunikuar me këshillin bashkiak ku i kam referuar në mënyrë të përsëritur arsyet pse nuk mund të zhvillohet takimi tek teatri "Petro Marko". Kërkesat dhe insistimet e vazhdueshme për mbledhje në ambientet e mbyllura janë në kundërshtim me rregullat për pandeminë.  Në respektim të rregullave mbledhja duhet të zhvillohet online. Më vjen keq edhe në këtë rast të mbledhjes online që këshilltarët bashkiak nuk janë paraqitur, ne kemi përgatitur informacionin e nevojshëm dhe oa kemi çuar në zyrë çdo këshillitari bashkiak për pyetjet e tyre të ngritura", tha Leli. 

Leli tha se mediatizimi i panevojshëm i disa çështjeve krijon paqartësi që nuk i shërben asgjëje.

"Mediatizimi i panevojshme krijon një paqartësi që nuk i shërben asgjëje, megjithatë i garantojmë të gjithë këshilltarët se pasi të lexojnë raportin të na drejtohen për çdo paqartësi që kanë në lidhje me punën në territorin e bashkisë Vlorë", tha Leli.


Lajmi kryesor:

Mbledhja fut në sherr Këshillin Bashkiak të Vlorës me kryebashkiakun Leli! Bashkia nuk lejon aktivitetin në teatrin 'Petro Marko', më parë kishte lejuar takimin e Lulzim Bashës


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?