Spiro dhe Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli

Politikë

Leli kap lopatën dhe pastron plehun: I premtova Spiros se do të kthehesha për kafe, pasi rruga e Beshishtit të përfundonte

22 Shtator 2021, 11:23| Përditesimi: 22 Shtator 2021, 11:42

  • Share

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, e ka nisur ditën e sotme bashkë me Spiron, një fshatar nga Beshishti, me të cilin ka pastruar plehun në katua.

Leli është shprehur se e mbajti premtimin të cilin i kishte dhënë Spiros se do të kthehej në shtëpinë e tij për të pirë një kafe, pasi rruga e Beshishtit të përfundonte, dhe kështu bëri.

Në një postim në rrjetin e tij social Facebook, ku ka publikuar edhe fotografi nga dita e sotme, kryetari i Bahskisë së Vlorës u shpreh shumë i kënaqur për punët e përditshme që janë lehtësuar, falë rrugës

“E dëshmon këtë fakti që Spirua ka rritur numrin e lopëve. Jam i bindur që do të ndodh njësoj edhe me banorët e tjerë. Do të kthehem sërish në Beshisht sepse rruga e ka bërë zonën një zgjatim të qytetit.”, shkruan ai në fund.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bashkefshatari: 22/09/2021 12:32

    Uren tek “Kryqi” qe eshte varr i hapur e pe si e keni le??? Pa u x zgjeruar dhe pse e germuat, pa sinjalistike due pa barriera mbrojtese Po carjet e para qe kane dale pa mbushur 3 muaj??? Cilesia me maxmimum!!! Jeni 1 - sha

    Përgjigju
  • Vlore: 22/09/2021 10:23

    Po te mbysin bajgat qytetin o Bajge kryetar.leri fotot si model

    Përgjigju
    • Vlora: 22/09/2021 13:12

      Leli aksident dhe fatkeqesi e vlores. Me korrupsionin galopant shume shpejt do perfundije si kriminelet dhe hajdutet e tjere te Vlores

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?