Monedha euro dhe dollarë

Leku vijon të forcohet përballë monedhave të huaja, euro prek nivel të ri të zhvlerësimit në këmbimin valutor

22 Nëntor 2023, 13:28| Përditesimi: 23 Nëntor 2023, 09:00

  • Share

Monedhat e huaja vijojnë rënien përballë lekut shqiptar. Të mërkurën, në tregun e këmbimit valutor, leku forcoi pozitat krahasuar men jë ditë më parë.

Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, euro dhe dollari u zhvlerësuan përkatësisht me 1.10 lekë dhe 0.62 lekë krahasuar me një ditë më parë.

Një euro sot këmbëhet me 103.20 lekë, duke prekur nivele ende më të ulëta që nga sezoni turistik veror në vend. Ndërsa një dollar këmbëhet me 94.71 lekë.

Gjithashtu zhvlerësim përballë lekut kanë pësuar edhe paundi britanik, franga zvicerane si dhe të gjitha monedhat e tjera.

Banka e Shqipërisë, bën të ditur se këmbimi valutor luhatet brenda intervaleve të pritshmërisë dhe reflekton kërkesë ofertën e tregjeve.

Tabela e këmbimit valutor 22 nëntor

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?