Foto ilustruese

Leku vijon të forcohet përballë euros dhe dollarit, njihuni me kursin e këmbimit për ditën e sotme

14 Nëntor 2023, 15:22| Përditesimi: 14 Nëntor 2023, 15:26

  • Share

Leku shqiptar po vijon të forcojë pozitat në kursin e këmbimit me monedhat e huaja.

Sipas të dhënave zyrtare të bankës së Shqipërisë, euro dhe dollari janë zhvlerësuar sërish, konkretisht me 0.45 dhe 0.14 lekë.

Për pasojë, një euro sot u këmbye me 104.11 lekë, ndërsa një dollar me 97.05 lekë, duke shënuar sërish ulje krahasuar me kursin e këmbimit një ditë më parë.

Paundi britanik humbi 0.07 pikë duke u këmbyer me 119.30 lekë, ndërsa franga zvicerane u këmbye me 107.71 lekë ose 0.36 lekë më pak se ditën e hënë.

Tabela e këmbimit valutor për ditën e sotme

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?