Leku vijon të forcohet përballë euros dhe dollarit, ja si këmbehet me monedhat e huaja

11 Janar, 15:19| Përditesimi: 11 Janar, 15:24

  • Share

Leku po vijon ende forcimin e pozitës në kursin e këmbimit me monedhat e huaja. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, monedha vendase ka shënuar sërish rritje përballë euros dhe dollarit.

Përkatësisht euro dhe dollari u zhvlerësuan respektivisht me 0.25 dhe 0.35 lekë.

Një dollar këmbëhet sot me 97.73 lekë, ndërsa një euro këmbëhet me 103.86 lekë.

Rënie përballë lekut shënuan edhe paundi britanik e franga zviceriane. Respektivisht, një paund këmbëhet me 120.67 lekë ndërsa një fragë me 111.30 lekë.

Me nisjen e vitit të ri 2024, monedhat e huaja kanë shënuar sërish rënie përballë lekut.

Tabela e Bankës së Shqipërisë për kursin e këmbimit valutor

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?