Foto ilustruese

Euro ‘prek fundin’, bie në nivelin më të ulët historik! Zyrat e këmbimit ua blejnë qytetarëve me 99 lekë

10 Qershor, 14:08| Përditesimi: 10 Qershor, 15:47

  • Share

TIRANË-Euro sot po këmbehen në vlerën më të ulët historike, duke thyer të gjitha rekordet e deritanishme.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë sot një euro po këmbehet me 100.2 lekë, shifra më e ulët ndonjëherë, ndërkohë që vjet në këtë periudhë një euro kushtonte 107 lekë.

Sipas të dhënave zyrat e këmbimit valutor apo bankat sot po ua blejnë euron qytetarëve me 99.9 lekë.

Zhvlerësimi i euros ka më shumë se një vit që vijon duke shkaktuar pasoja negative tek bizneset importuese, por nga ana tjetër nga ndihmuar qeverinë të ulë borxhin e marrë në valutë.

Ndërsa Banka thotë se rënia e euros ka ardhur si rezultat i fluksit valutor që ka tregu i ndikuar prej shtimit të turistëve, të remitancave dhe investimeve. Pra tregu ka shumë ofertë për euro por pak kërkesë. 

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?