Drejt Punës

Leksioni i Dhurata Danerit mes fëmijëve dhe natyrës: Pa FB e Instagram mund të takojmë një shok, gjyshen, natyrën... Të bëjmë një punë të mirë

5 Tetor 2021, 13:34| Përditesimi: 5 Tetor 2021, 13:44

  • Share

Mungesa prej disa orësh e Facebook, Instagram dhe Whatsapp, bëri që shumë prej nesh t'i dedikohen punëve, kontakteve, që përndryshe nuk do t'i kishim bërë, duke kaluar orë të tëra duke parë se çfarë bëjnë të tjerët online. Dhurata Thanasi Daneri, themeluese e Luga e Argjendtë dhe një grua e jashtëzakonshme dhe e pakursyer për të afruar fëmijët me natyrën, jetën e shëndetshme dhe punën, na kujton me këto fjalë të bukura se ndoshta është koha të jemi ne vetë që të marrim vendimin e të lemë mënjanë rrjetet sociale si një qëllim në vetvete humbje energjie e kohe pa kufi. Ja çfarë shkruan Dhurata Thanasi Daneri:

"Do ta përsëristja veten për të disatën herë të këtyre 12 viteve që punoj vullnetarisht për edukimin e fëmijëve mbi natyrën dhe ushqimin, për të theksuar se sa i rëndësishëm është kontakti njerëzor me natyrën. Papritur u gjendëm pa dy platformat më të mëdha që ka krijuar njerëzimi, Instagramin dhe Facebook-un dhe befas kuptuam sesi mundi që jeta të vazhdojë edhe pa to. Dikush takoi dy shokë, dikush përfundoi librin e lënë përgjysëm për shkak se Sound &Haptics të celularit paskeshin qënë më JETË-ike, disa të tjerë nuk e shtynë më ndeshjen e futbollit të së hënes, e ca e ca shkuan të takojnë gjyshen që e shihnin vetëm në FaceTime. E pra "bota nuk morri fund"! Përkundrazi u bë më njerëzore! Kur zotëroja restorantin "Luga e Argjendtë", rregulli kryesor gjatë fundjavave ishte mosndarja e fjalëkalimit të internetit me klientët. E bënim këtë veprim pasi donim të mos shihnim tavolina të trishta, ku mardhënia kryesore të mos ishte ajo me celularin, por biseda me familjen dhe hareja mes saj. Pesë orë pa Facebook dhe Instagram na dhanë mundësinë të jemi më shumë njerëz e ndoshta të bëheshim më të mirë. Pandemia, Facebook-u, Instagram-i janë veçse sinjale, të cilat na ngacmojnë vëmendjen për të na kujtuar që asgjë nuk është më rëndësishme sesa mardhënia mes nesh dhe NATYRËS".

a.m./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?