Leksion gjerman për Italinë, trajneri Mancini: Turp! Hungaria poshtëron Anglinë, humbja më e thellë për 'tre luanët' që nga 1928

15 Qershor 2022, 10:54| Përditesimi: 15 Qershor 2022, 12:49

  • Share

Italia mbylli me një goditje të dhimshme fushatën e ndeshjeve në Ligën e Kombeve, pasi ‘axurrët’ u shkatërruan 5-2 nga Gjermania në ndeshjen e katërt të grupit. Në Borusia Park serinë e golave e nisi Kirmmich dhe Gundogan vulosi pjesën e parë. Në të dytën rezultati do shkonte deri në 5-0 falë Muller dhe ‘dopietës’ së Ëerner, duke e shndërruar natën gjermane në një makth për Italinë. Gjithsesi në vijim Gnoto do shënonte golin e nderit, ndërsa Bastoni do zbuste disi disfatën. Pas 90 minutave trajneri Mancini deklaroi se është një turp ky rezultat, ndërsa shtoi se gabimi më i madh ishte që Italia nuk u mbrojt si grup.

Për të vënë duart në kokë ishte edhe rezultati i ndeshjes tjetër të këtij grupi. Anglia e ‘yjeve’ është poshtëruar 0-4 nga Hungaria. Goli i Salait në pjesën e parë fillimisht u cilësua si rastësi, ndërsa në pjesën e dytë do vinte tronditja e madhe. Salai sërish, Nagy dhe më pas Gazdag shokuan Anglinë. Trajneri Southagte në fund mori të gjitha përgjithësitë për vete, ndërsa e cilësoi si një eksperiencë të hidhur. Pavarësisht këtyre pati shumë vërshëllima dhe kritika nga tifozët, pasi kjo ishte humbja më e thellë në shtëpi që nga viti 1928.

Pas katër ndeshjeve në këtë grup Hungaria renditet e para me 7 pikë, Gjermania e dyta me 6 pikë, Italia e treta me 5 pikë dhe Anglia e fundit me 2 pikë.

Ndërkohë Holanda vijon me fitoret në Ligën e Kombeve, pasi ‘tulipanët’ ia dolën 3-2 kundër Uellsit, ndërsa Belgjika mori tre pikët me rezultatin 0-1 në fushën e Polonisë. Pas 4 ndeshjeve Holanda udhëheq me 10 pikë, ndërsa ndjek Belgjika me 7.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?