Leka Zogu kërkon pronat në Mat, pasardhësi i mbretit Ahmet Zogu në kërkim të tokave të sekuestruara në 1945

9 Qershor 2023, 22:40| Përditesimi: 9 Qershor 2023, 22:46

  • Share

Stokut të dosjeve nuk i ka shpëtuar edhe princ Leka, i cili ka nisur betejën dhe kërkon kompensimin për tokat e gjyshit, Ahmet Zogut. Duke i kujtuar trupës së Apelit se në 2012 gjykata e njohu si trashëgimlënësin e Leka Zogut, princ Leka këmbëngul shfuqizimin e një vendim i agjencisë së Dibrës për tokat në Mat, aty ku lindi paraardhësi i tij Ahmet Zogu.

Familja mbretërore thuhet në padi e princ Leka 2 ka nisur procedurat ligjore për njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronave. Ajo ç’ka kërkohet  janë sipërfaqe me toka që aktualisht rezultojnë se i përkasin shtetit  në fshatrat Zenisht, Rukaj, Rremull, Urakë dhe në qytetin e Burrelit.

Duke skicuar kufijtë për secilën nga parcelat në zonat e mësipërme, paditësi thotë se zyra rajonale e kthimit dhe kompensimit të pronave nuk e ka njohur si subjekt të shpronësuar. Por paditësi Leka 2 Zogu i theksohet  gjykatës më tej është trashëgimtar ligjor i radhës së parë të të ndjerit Leka 1 Zogu dhe Suzanës dhe ndaj njohja dhe kompensimi i tyre duhet ti kalojë gjysësisht 41-vjeçarit.

Bëhet fjalë jo vetëm për toka bujqësore por edhe pyje si dhe troje në katër fshatra dhe në qytetin  Burrelit , që i përkasin si njësi administrative Matit. Në 1945 komiteti ekzekutiv urdhëroi konfiskimin e pasurive të Ahmet Zogut të Parë dhe  midis të cilave edhe tokat kaluan në përdorim nga shteti. Më herët princ Leka fitoi në gjykatën e Lartë një tjetër pronë të gjyshit, vilën mbretërore të Shirokës, në Shkodër./TCH

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Artan: 10/06/2023 15:27

    Te kthej floririn dhe le ti mar tokat pastaj.

    Përgjigju
  • Dulla: 10/06/2023 08:38

    Ju lutemi mos e paragjykoni.Gjyshi hajdut i floririt, antishqiptar i nderuar nga Berisha,Leka i pare drogegji i nderuar,hajdut ,i shperblyer me vilat ne durres e Tirane e tani nipi i pangopur qe don tokat ne Mat.Po ky turp nuk ka ? Sigurisht eshte trashigimtR i hajdutve.Shteti nuk duhet tregue indiferent.Pronat qe ka marr deri tani nuk jan te tijat.Te ktheje orin e vjedhur,te paguaje demet qe i jane shkaktue kombit me faljen e Shen Naumit apo toka ne veri.Trahigimtar ha ha haa.M.pas M.

    Përgjigju
  • Turkoshaku: 09/06/2023 22:58

    Meqe e mban mbiemrin e gjyshit dhe I kerkon pronat, shteti duhet te te kerkoje ty floririn qe gjyshi e vodhi nga shteti. Madje dhe ato prona qe more duhet te te sekuestrohen deri sa te paguhen florinjte qe vodhi gjyshi. P.s. vilen e durresit e le borxh te kredia banken

    Përgjigju
    • Janullatosi: 09/06/2023 23:23

      Yunanistan hesapi

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?