Foto ilustruese

Lejuan një person në mënyrë të paligjshme të ikte në Itali nga Porti i Durrësit, në pranga efektivja e policisë

7 Tetor 2022, 11:16| Përditesimi: 7 Tetor 2022, 11:19

  • Share

Arkodula Bane, me detyrë inspektore policie në Durrës, është arrestuar nga policia pasi ka lejuar një person që të largohet nga Porti i Durrësit drejt Italisë. Gjithashtu Bane është pezulluar nga detyra pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën.

Sipas policisë, Arkodula Banë në bashkëpunim me Adriatik Bekollin, Leonit Mazreku dyshohet se kanë ndihmuar për kalim të paligjshëm shtetasin Meriton Berisha më datë 7 shtator, 2022, në mënyrë që t’i shmangej kontrollit të rojeve kufitare për të kaluar në mënyrë të paligjshme nga Porti i Durrësit drejt Italisë, duke udhëtuar si pasagjer në sediljen e pasme të automjetit më të cilin udhëtonin.

Punonjësja e policisë, Arkodula Bane, e cila ishte me detyrë në përpunimin e të dhënave të udhëtarëve, nuk ka kryer detyrën e saj funksionale për kontrollin e personave që udhëtonin në automjet, duke bërë të mundur që shtetasi Meriton Berisha të kalojë kufirin.

Ky i fundit është kapur më pas nga autoritetet e policisë italiane dhe është kthyer Inad. 

- Adriatik Bekolli, i dyshuar se ka konsumuar elementët e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, parashikuar nga neni 298/2 i Kodit Penal.

- Leonit Mazreku, i dyshuar se ka konsumuar elementët e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshem të kufijve”, parashikuar nga neni 298/2 i Kodit Penal.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?