Kronikë

Lejuan ndërtimet pa leje në Ksamil, shkarkohen 5 inspektorë të bashkisë Sarandë (EMRAT)

24 Maj 2021, 14:40| Përditesimi: 24 Maj 2021, 16:02

  • Share

SARANDË- 5 inspektorë terreni të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Sarandë janë shkarkuar nga detyra. Ata akuzohet se kanë lejuar kryerjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Ksamilit. Në pranga kanë rënë Engjëllush Braho, Toli Qesari, Erjon Cakalli, Tonin Simoni, Oltion Durmishi.

Urdhri i shkarkimit të tyre është firmosur nga kryetari i Bashkisë Sarandë, Adrian Gurma me motivacionin "Për moskryerje të përsëritur të detyrës funksionale me pasoja të rënda". Një nga të shkarkuarit është inspektori Engjëll Braho, ku Shqiptarja.com zotëron dokumentin e shkarkimit të tij nga puna për shkak të cenimit të detyrës.

Mbrojtja e Territorit dhe zbatimi rigoroz i Kodit Penal për aktivitetet e paligjshme, nga ndërtimet pa leje tek prekja e pyjeve, lumenjve, liqeneve dhe zonat e mbrojtura natyrore e kulturore është shpallur prioritet nga qeveria duke thënë  se kjo luftë duhet të ketë të njëjtin angazhim dhe të policisë si në atë të luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama ka dhënë urdhër të prerë që të nisë operacioni nga Velipoja deri në Ksamil për paligjshmërinë, përfshirë dhe ndërtimet pa leje.

Vendimi i shkarkimit të Engjëll Brahos

Ora 16:00
Lejuan ndërtimet pa leje në Ksamil, kush janë 5 inspektorët e shkarkuar (EMRAT)

Report Tv ka mësuar emrat e 5 inspektorët të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit të shkarkuar se kanë lejuar kryerjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Ksamilit. Mësohet se janë shkarkuar Engjëllush Braho, Toli Qesari, Erjon Cakalli, Tonin Simoni, Oltion Durmishi.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Borsh: 24/05/2021 18:39

    Ore ikni ne borsh dhe ne himare dhe shikoni çfare eshe bere gjate periudhes se fushates zgjedhore sa ndertime pa leje jane ndertuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?