'Mbyllën sytë' para ndërtimeve pa leje, arrestohet inspektori i IMT Kukës dhe administratori i njësisë Golaj

8 Maj, 13:34| Përditesimi: 8 Maj, 13:58

  • Share

Inspektori i IMT në Kukës, Besmir Ukaj dhe Administratori i Njësisë Golaj Urim Dauti janë arrestuar me kërkesë së Prokurorisë Kukës pasi akuzohen se lejuan ndërtime pa leje.

“Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Kukës u arrestuan në flagrancë punonjësit e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit Vendor (IMTV), shtetasit B.U. si dhe të Administratorit të njësisë administrative Golaj në Kukës, shtetasit U.D. nën akuzë për Veprën Penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal”, njofton prokuroria.

Në vijim të hetimeve masa e arrestit u kërkua pasi punonjësi i IMTV, B.U., rezulton se nuk ka marrë masa për ndërtimet pa leje që janë konstatuar. Ndërkohë që edhe Kryetari i Njësisë administrative në abuzim me detyrën nuk ka sinjalizuar ndërtimin pa leje të nënës së tij, por e ka lejuar të vazhdojë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës vijon hetimet për këtë çështje.

Në gjendje të lirë u proceduan edhe një inspektor për Veprën Penale “Shpërdorim Detyre” si dhe si dy persona nën akuzë për ‘Ndërtim i Paligjshëm’.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?