Foto ilustruese

Lejonin ndërtuesit të shtonin numrin e kateve apo sipërfaqen e ndërtimit mbi lejen e miratuar , nën hetim 3 inspektorë të IMT-së në Bulqizë

27 Prill 2022, 14:35| Përditesimi: 27 Prill 2022, 14:42

  • Share

Tre inspektorë të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bulqizë janë vënë në hetim pasi akuzohen për shpërdorim detyre.

Po hetohen në gjendje të lirë inspektorët e, Elion Dedja, Leonard Duka dhe Andi Topi, të cilët dyshohen se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i lejonin ndërtuesit të bënin shtesa katesh apo të sipërfaqes së ndërtimit mbi lejen e miratuar.

"Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, dhe nuk kanë ndjekur marrjen e masave ligjore të parashkuara në VKM “Për unifikimin e procedurave të kontrollit të territorit nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes se Territorit dhe ai i Njësisë Vendore”,   mbi shkeljet e kritereve  të përcaktuara gjatë  ndërtimit të një objekti nga shtetasi G.Xh., veprime të cilat i kanë sjellë përfitime të padrejta materiale ndërtuesit ,  si shtesë të kateve dhe të sipërfaqes së ndërtimit  mbi lejen e miratuar, duke  dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit", njofton policia.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?