Foto ilustruese

Lejoi ndërtimin e banesave pa leje, Gjykata e Lartë kthen në qeli ish-kryeinspektorin e IMT në Himarë

13 Maj 2022, 16:18| Përditesimi: 13 Maj 2022, 16:29

  • Share

VLORË- Gjykata e Lartë ka kthyer në qeli ish-kryeinspektorin e IMT në Himarë, i cili ka lejuar ndërtimin e banesave pa leje në bregdet. Policia ka vënë në pranga ditën e sotme Milseid Nelajn, 37 vjeç, banues në Sarandë.

Në vitin 2020 Nelaj është kallëzuar nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit për shpërdorim detyre pasi lejoi ndërtimet pa leje.

Pavarësisht shpërdorimit të detyrës, Gjykata e Apelit vendosi në 2021 për Neljan vetëm masën detyrim paraqitjeje, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.

Por prokuroria ka ankimuar vendimin dhe Gjykata e Lartë ka vendosur kthimin në qeli të ish-kryeinspektorin të IMT në Himarë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?