Lejoi largimin nga Shqipëria të Elidon Çelës, ndalohet polici i Portit të Durrësit! Pronari i kompanisë “Buon Aventura” në hetim për 522 mijë euro

23 Shtator 2023, 08:49| Përditesimi: 23 Shtator 2023, 15:43

  • Share

DURRES - Oficeri i Policisë së Durrësit, Gledis Lushi, 23 vjeç, me detyrë kontrollor në Portin e Durrësit, u arrestua nga agjentët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore pasi akuzohet se lejoi daljen jashtë shtetit të një personi që më herët ishte shpallur në kërkim.

Report Tv mëson se bëhet fjalë për Elidon Çelën, 33-vjeçarin pronar të agjencisë së transportit ndërkombëtar të pasagjerëve “Buon Aventura” me seli në Lushnje dhe Padova

Më 21 tetor 2022 në furgonin e kësaj kompanie që vinte në Portin e Durrësit nga Bari i Italisë u gjetën 522 mijë euro të padeklaruara. Paratë ishin fshehur në tavanin e furgonit, pranë impiantit të kondicionerit. 

Dy ditë më pas gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë me burg, masë e cila duket u zbut nga gjykata e Apelit. Më pas Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin e datës 14 shtator 2023, la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e cila ka caktuar masën e sigurisë  "Arrest në burg", dhe Çela u shpall në kërkim.

Tri ditë pasi Gjykata e Lartë dha urdhër arresti të ri, më 17 shtator Çela kaloi në Portin e Durrësit dyshohet 'me bekimin' e policit Gledis Lushi, në mënyrë të kundërligjshme.

Ndihmëskontrollori i Portit u ndalua më 22 shtator 2023 nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës

Ndalimi i Gledis Lushit u krye pasi dyshohet se në datë 17.09.2023 ka lejuar daljen jashtë shtetit nga  të një shtetasi të shpallur në kërkim për disa vepra penale, informoi sot AMP.

Hetimet në vijimësi do të saktësojnë se në çfarë kushtesh apo marrëveshje ka mundur të kalojë i kërkuari me ndihmën e Lushit.

Por, liria e Çelës zgjati pak, pasi ai u rikthye  po përmes Portit të Durrësit vetëm pak ditë pas daljes nga Shqipëria, ku u vu edhe në pranga për 5 vepra penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me detyrim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet e akcizës", "Kontrabanda me mallra të tjera", “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë", “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Sërish Çela solli 9 mijë euro të padeklaruara nga jashtë, të cilat u sekuestruan.

Më 21 tetor 2022 në furgonin e kompanisë së tij që vinte në Portin e Durrësit nga Bari i Italisë u gjetën 522 mijë eurot e padeklaruara, të fshehura në tavanin e fugonit, pranë impiantit të kondicionerit, bashkë me mallra të tjera të kontrabanduara: (kafe, cigare, pije alkoolike, ilaçe, elektroshtëpiake dhe veshmbathje

 

Ora 13:24
Durrës/ Elidon Çela po kthehej nga Italia me 9 mijë euro, u prangos sapo zbriti nga trageti! Në 2022 u arrestua për 522 mijë euro (VIDEO)

 

DURRES - Policia e Durrësit jep detaje mbi operacionin e koduar “Eurot” ku është arrestuar Elidon Çela

33-vjeçari, i shpallur në kërkim për sasinë prej 522 mijë euro të sekuestruara në portin e Durrësit në tetor të 2022 u arrestua sapo zbriti nga trageti në port.

“Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, bazuar në inteligjencën policore për një shtetas të shpallur në kërkim që do të kthehej nga Italia në Durrës, me traget, kanë organizuar punën dhe në momentin që shtetasi Çela ka zbritur nga trageti, shërbimet e Policisë e kanë vënë në pranga” informoi sot policia.

Ndaj tij  Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin e datës 14 shtator 2023, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e cila ka caktuar masën e sigurisë  "Arrest në burg", për këtë shtetas.

Gjatë kontrollit, në momentin e ndalimit, iu gjetën 9 000 euro, të cilat u sekuestruan nga Policia. 

Dosja do të hetohet nga prokuroria e Durrësit.

Elidon Çela, me banim në Lushnje do të hetohet për “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me detyrim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet e akcizes", "Kontrabanda me mallra të tjera", “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë", “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ora 11:24
‘Vijon procesi i vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit’, Balla reagon pas arrestimit të efektivit në Portin e Durrësit

1695454414_elidoncela1200x675.jpg

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas arrestimit të një oficeri policie në Portin e Durrësit, i cili lejoi të dilte jashtë vendit një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Përmes një postimi në facebook, Balla deklaron se forcimi i bashkëpunimit me SPAK, prokuroritë e jurisdiksionit të përgjithshëm, SHISH dhe agjenci të tjera ligjzbatuese në procesin e vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit është i domosdoshëm.

“Ndërsa vijon me intensitet procesi i vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit, një tjetër punonjës policie është arrestuar në Policinë Kufitare të Durrësit, për një shkelje të rëndë. Forcimi i bashkëpunimit me SPAK, prokuroritë e jurisdiksionit të përgjithshëm, SHISH dhe agjenci të tjera ligjzbatuese në procesin e vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit është i domosdoshëm. Hetimet për punonjës të nivelit të parë drejtues apo zbatues, të dyshuar për shpërdorim detyre, korrupsion, vepra penale në fushën e narkotikëve, veprime arbitrare, lidhje/komunikime me krimin si dhe çdo veprim tjetër të paligjshëm, do të na mundësojnë pastrimin e duhur dhe besimin e plotë të qytetarëve tek Policia e Shtetit”, ka shkruar Balla.

Ora 10:39
Si u fshehën 522 mijë euro në furgonin e ardhur nga Bari, 6 qese plastmasi plot me blloqe me para ishin fshehur tek impiantit të kondicionerit

1695458537_1666360880para.jpg

Plot 522 mijë euro, me prerje të ndryshme 10, 20, 50 dhe 100 euro të ndara në 6 qese plastmasi, marketi ishin fshehur në tavanin e furgonit, pranë impiantit të kondicionerit. Furgoni  i linjës Padova - Lushnjë me targa AA 633 FZ,  vinte në Portin e Durrësit nga Bari i Italisë.

Në kuadër të operacionit 'Eurot' që u ndërmor më 21 tetor 2022 u arrestua Elidon Çela edhe 2 bashkëpunëtorë të tij, D. K., 36 vjeç, banues në Tiranë dhe A. C., 32 vjeç, banues në Elbasan, konkretisht ndihmësi e drejtuesi i autobusit.

Elidon Çela është pronar i agjensisë së transportit ndërkombëtar të pasagjerëve “Buon Aventura” me seli në Lushnje dhe Padova. Çela nuk ishte emër i panjohur për policinë sepse edhe më herët është kapur duke transportuar para të padeklaruara, por në sasi më të vogla si dhe ishte kapur disa herë duke sjellë në Shqipëri mallra të vjedhura.
Në furgon janë gjetur edhe mallra të kontrabanduara (kafe, cigare, pije alkoolike, ilaçe, kuti me mentesha, karroca për fëmijë, elektroshtëpiake dhe veshmbathje).

 

Ora 09:27
Polici i Portit e la të ikte jashtë, zbulohet i kërkuari! Elidon Çela, lidhje me 522 mijë eurot që u gjetën të fshehura në furgonin e ardhur nga Italia

 

Report Tv mëson emrin e personit që polici i portit të Durrësit lejoi të dalë jashtë Shqipërisë ndonëse ishte shpallur në kërkim.

Ai është Elidon Çela, pronar i agjensisë së transportit ndërkombëtar të pasagjerëve “Buon Aventura” me seli në Lushnje dhe Padova.

Më 21 tetor 2022 në furgonin e kësaj kompanie që vinte në Portin e Durrësit nga Bari i Italisë u gjetën 522 mijë euro të padeklaruara. Paratë ishin fshehur në tavanin e furgonit, pranë impiantit të kondicionerit

Pas arrestimit, për të gjykatat e kishin lënë me masë më të butë, por në 14 shtator Gjykata e Lartë riktheu atë në arrest në burg dhe u shpall në kërkim.

Ai rezulton të ketë kaluar në Portin e Durrësit më 17 shtator dhe është lejuar nga polici Gledis Lushi të kaloj në mënyrë të kundraligjshme.

Megjithatë, Çela ka rënë në prangat e policisë këto ditë pasi është rikthyer sërish në Shqipëri, po përmes Durrësit.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Agron1: 23/09/2023 13:53

    Marr shkas nga statusi i balles qe flet per vetepastrim te policise,nese e ke seriozisht perse nuk merr masa te drejtori i durresit i cili me dt 15 e ka pas ne kerkim shoferin e autobuzit dhe nga ajo dite perse se kapen ,ai ka udhetuar me autobuz dhe ka ngarkuar pasagjeret per dy dite te agjensia e tij ,po merreni me policin 20 vjec qe e ka kaluar pa dashje ne port me date 17 shtator,apo gjetet nje koke turku dhe nuk merreni me ata qe kishin per detyre ta arrrstonin qe me date 15 dhe se kapen per dy dit edhe pse e dinin shum mir ku ishte.

    Përgjigju
    • gone: 23/09/2023 16:12

      agron pse si denoncon ne prokurori keto fakte po ben gam gam ketu

  • Eno: 23/09/2023 12:32

    Pse po vonon arrestimi i Ardi Veliu tutorit te Olti Bistrit? Zoti Balla e di tere bota se Ardi Veliu eshte ushtar i Vis Martinit! Nuk mund te kerkosh vetpastrim e te mbash akoma drejtor Ardi Plehren!!

    Përgjigju
  • Agron: 23/09/2023 10:32

    Qe disa police e shefa te portit te durresit jane nre korruptuar eshte e ditur,por ne rastin e ketij policit 23 vjecar eshte e qarte qe eshte neglizhence e pafajshme pasi nese do kishte me te voglen dijeni apo bashkepunim personi ne kerkim sdo kthehej nga italia pas 3 ditesh qe kishte kaluar pasi ai ka nenshtetesi italiane dhe sben pun as ektradimi ,prandaj jam i bindur 100% qe ska bashkepunim polic-kriminel dhe ne rastin konkret amp eshte nxituar me arrest pasi ka boll police kriminele qe bashkepunojn me krimin nga dr pergjithshem e posht me ata te merren.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?