Lejimi i simboleve kombëtare/ Gazetari jep detaje si do jetë himni i shqiptarëve në Malin e Zi

30 Shtator 2020, 21:03| Përditesimi: 30 Shtator 2020, 21:28

  • Share

TIRANË- Shqiptarët në Malin e Zi kanë mundësi që të përdorin himnin kombëtar dhe për këtë më shumë detaje ka dhënë në studion e Report Tv, gazetari Marash Dedvukaj.

Ai ka sqaruar se ky himn do të ketë melodinë e himnit të Malit të Zit, por teksti do të jetë i përgatitur nga shqiptarë.

"Teksti do jetë ai që do e dërgojmë ne. Ne nuk do të prekim tekstin e tyre, as ato tonin. Do u dërgojmë variantin e tekstit tonë. E njëjta muzikë, por teksti do ndryshojnë", tha Dedvukaj.

Ai ka theksuar se vendimi i qeverisë malazeze është pritur mjaft mirë nga shqiptarët, të cilët deri pak ditë më parë janë dënuar nga gjykata për përdorimin e simboleve kombëtare.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gege Kosova: 02/10/2020 13:07

    Himni shqiptar eshte i vetmi qe e kemi pasur e kemi dhe do ta kemi perhere.Nuk ka nje kombe me dy himne e me dy flamuj,sic pat vepruar fashizmi dhe komunizmi ne kohet e sundimit te tyre.Andaj, edhe vellerzerit tane ne trojet etinike,tash te sunduara nga Mali i Zi, nuk duhet ndryshuar percaktimin kombetar ndaras nga kombi per kete pjese etike shqiptare.Himni dhe flamuri,si dhe gjuha dhe tardita,jane identitet kombetar.

    Përgjigju
  • goni: 01/10/2020 07:15

    HIMNI I SHQIPTAREVE ESHTE RRETH FLAMURIT TE PERBASHKUAR

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?