Bardhyl Gjyzeli

Leje ndërtimi false/ Shkon për gjykim dosja e ish-kreut të bashkisë Kuçovë, Bardhyl Gjyzeli dhe 3 zyrtarëve

7 Shtator 2020, 10:53| Përditesimi: 7 Shtator 2020, 14:26

  • Share

KUÇOVË- Dosja e ish-kreut të Bashkisë Kuçovë, Bardhyl Gjyzeli në akuzën për shpërdorim detyre dhe falsifikim së bashku me tre zyrtarë të tjerë ka shkuar për gjykim në gjykatë.

Report Tv mëson se ish- zyrtarët e Bashkisë Kuçovë nxorën leje ndërtimi false. Pjesë e dosjes është Gjergji Çërra, ish-inxhinier urbanistike, Gentjan Islami, ish-shef i Urbanistikës dhe Arben Bilbili nën akuzë për falsifikim dokumentesh e dëshmi të rreme.

Bardhyl Gjyzeli ka drejtuar Bashkinë e Kuçovës gjatë viteve 2011-2015 dhe vinte nga radhët e PS.
Lajm në përditësim

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?