Leja e posaçme për koronavirusin! Nis nga Drenova lirimi i të dënuarve

2 Prill 2020, 19:45| Përditesimi: 2 Prill 2020, 19:46

  • Share

Sot janë liruar me leje të posaçme 9 të dënuarit e parë që përfitojnë nga situata e krijuar nga koronavirusi. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta mëson se lirimet me leje të posaçme kanë nisur nga burgu i Drenovës, ndërsa do të vijojë në të gjitha institucionet e tjera të vuajtjes së dënimeve në Shqipëri.

Rreth 600 është numri total i të dënuarve që pritet të lënë qelitë si përfitues nga akti normativ për situatën emergjente nga COVID-19. Ministrja e Drejtësisë ka shpjeguar të gjithë procedurën dhe dokumentet që duhet plotësuar në tre formularët (lexo ketu).

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?