E-albania

Lehtësohen procedurat në e-Albania/ Keni harruar fjalëkalimin? Ja si mund të vendosësh një të ri (VIDEO)

19 Gusht 2020, 13:35| Përditesimi: 19 Gusht 2020, 13:41

  • Share

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj ka lajmëruar për mënyrën e sigurimit të një fjalëkalimi të ri në e-Albania, në rast se harroni atë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Karçanaj shkruan se tashmë nuk keni pse të shkruani emaile sa herë që harroni fjalëkalimin, por mund ta vendosni vetë në çast një fjalëkalim të ri duke ndjekur udhëzimet si në videon e mëposhtme.

"Janë me mijëra çdo ditë e-mailet në adresën tonë [email protected] dhe asistohen gjithashtu me mijëra qytetarë, çdo ditë.

90% e kërkesave dhe shqetësimeve lidhen me harrimin e fjalëkalimit apo pyetjen e sigurisë në e-Albania. Tashmë kjo merr fund!

Nuk keni pse t’i shkruani e-mail kujt e të prisni fjalëkalimin por mund ta vendosni vetë në çast një fjalëkalim të ri duke ndjekur udhëzimet si në videon e mëposhtme.

Punojmë çdo ditë duke shqyrtuar e vënë në zbatim çdo opsion që mund t’jua lehtësojë e thjeshtëzojë jetën.

E pamundur të numërohen të gjitha lehtësirat që ka sjellë e-Albania por kjo nuk do të thotë se do ndalemi këtu.

Shërbime të tjera do i bashkangjiten listës online deri në fund të vitit", shkruan Karçanaj.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?