Bota

Lehtësohen masat anti-COVID, hapen bare dhe restorante në Francë! Macron dhe Castex shijojnë kafen e parë në shoqërinë e njeri-tjetrit

19 Maj 2021, 11:50| Përditesimi: 19 Maj 2021, 14:43

  • Share

FRANCË- Sot është një ditë e “madhe” për Francën, pasi pas 6 muajsh nën “pushtetin” e COVID-19, janë rihapur bare restorante, kinema dhe teatro.

Qeveria franceze ka vendosur që lehtësimi i masave anti-COVID dhe rikthimi në normalitet, të bëhet gradualisht, në mënyrë që të shmanget një valë tjetër e COVID-19.

Ndër të parët të cilët shijuan kafen e parë pas kaq shumë kohës, ishte kryeministri francez Jean Castex dhe presidenti Emmanuel Macron, të cilët kanë nisur këtë ditë të rëndësishme në shoqërinë e njeri-tjetrit.

Franca nuk është vendi i parë evropian i cili i rikthen qytetarëve disa prej “lirive” dhe aktiviteteve të munguara prej kohësh, pasi dhe Italia, Spanja, Belgjika, Hungaria kanë lehtësuar masat anti-COVID.

Megjithëse kafet, restorantet, baret, teatrot dhe kinematë tashmë janë hapur, distancimi social dhe maska do të jenë të pashmangshme në këto hapësira.

Franca është një ndër vendet më të “goditura” sa i përket pandemisë së COVID-19 dhe pasojave socio-ekonomike që la ajo.

Megjithatë procesi i vaksinimit të popullsisë në vend po ecën pa probleme. Aktualisht rreth 40% e popullsisë së rritur ka marrë të paktën një dozë vaksine COVID-19.

Franca gjithashtu pritet që të dhurojë 500 mijë doza të vaksinës anti-COVID për vendet e varfëra.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?